27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Përmbyllet fushata zgjedhore në Kosovë, të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve në 21 komuna

Subjektet politike sot do të përmbyllin fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë, të cilat do të mbahen ditën e diel, 14 nëntor.

Kandidatët të cilët janë në garë për kryetar të komunave, sot kanë ditën e fundit që të takojnë qytetarët e të shpalosin programet e tyre. Fushata zgjedhore sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte pesë ditë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Podujevë, Drenas, Kaçanik, Istog, Dragash, Fushë Kosovë, Obiliq, Klinë, Kamenicë, Rahovec, Junik, Viti, Malishevë, Vushtrri, Shtime, Kllokot dhe Mamushë.

Ndërsa, të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.

Për gjatë kësaj kohe në mbështetje të kandidatëve për kryetar të komunave kanë qenë edhe liderët e subjekteve politike.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vazhdimësi ka bërë thirrje që të votohen kandidatët e LVV-së, duke thënë se kandidatët kanë një program të qartë.

“Unë nuk ju kërkoj gjë tjetër veç votës masive dhe ndjenjës së përgjegjësisë për kryeqytetin e Republikës dhe për komunat e Kosovës. Ne ju propozojmë një program konkret dhe të qartë dhe të zbatueshëm, por edhe një udhëheqës të thjeshtë e të ditur e punëtor. Votoni sepse komuna është e jona, sepse Republika është e jona, kryetari është i yni, qytetarët janë tanët, trashëgimia, shëndeti, arsimi, industria, kultura janë për ne dhe janë vepër e jona, dhe ne të gjithë e secili, bashkë, jemi të të gjitha këtyre dhe të të gjithëve”, thuhej në mesazhin e liderit të LVV-së.

Po ashtu, edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët që të votojnë kandidatët e LDK-së, duke thënë se rrugëtimi i tyre është i drejtë dhe i qartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...