8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Përmbytje të mëdha në Bardonecchia, Torino, pas daljes nga shtrati të lumit Frejus

Bardonecchia, Torino – Qyteti turistik i Bardonecchias u përfshi nga përmbytje të mëdha pas daljes nga shtrati të lumit Frejus, si pasojë e reshjeve të dendura që goditën zonën.

Uji i lumit pushtoi rrugët e qytetit, duke bllokuar trafikun dhe duke detyruar autoritetet të shpallin alarm maksimal. Ngjarja vjen vetëm dy vite pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023, që kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Kryetarja e Bashkisë, Chiara Rossetti, u bëri apel qytetarëve që të mos afrohen pranë urave dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme:
“Mos dilni nga shtëpia, mos përdorni makinën dhe ndiqni me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale,” theksoi ajo.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të zhytura nën ujë dhe dëme materiale në infrastrukturë. Përmbytje të rënda u regjistruan edhe në autostradën A32 Torino-Bardonecchia, ku u mbyll dalja për në zonën turistike në të dy drejtimet.

Gjithashtu, edhe lumi Dora ka dalë nga shtrati në pjesën e poshtme të qytetit, duke përmbytur rrugët përreth dhe krijuar situatë emergjente për banorët.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe punojnë për përmirësimin e kushteve dhe shmangien e rreziqeve për banorët dhe turistët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...