13.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Përmirësim i situatës së zjarreve në vend: Ministria e Mbrojtjes raporton 6 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se situata e zjarreve në vend ka shënuar një përmirësim të dukshëm gjatë 24 orëve të fundit, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të strukturave operacionale. Nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht janë ende aktive 6 vatra zjarri.

Sipas raportit të ministrisë, vatrat e zjarrit që vijojnë të jenë aktive ndodhen në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë. Këto zjarre, megjithatë, nuk paraqesin rrezik të menjëhershëm për qytetarët dhe banesat.

Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e zjarreve kanë marrë pjesë 307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektivë nga policia e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 nga shërbimi pyjor dhe 151 vullnetarë. Ndihma e avionit Spartan nga Rumania ka qenë gjithashtu e rëndësishme për izolimin e vatrave problematike.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht fermerëve, që të shmangin ndezjen e zjarreve për çdo arsye dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri pranë autoriteteve përkatëse, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...