27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet një 53-vjeçar në Lezhë: Parandalohet vrasja e kushëririt të tij

Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje të mundshme në fshatin Gjormë, Kurbin, duke arrestuar një 53-vjeçar të armatosur, Luan Farruku, i cili dyshohet se po planifikonte të vriste kushëririn e tij, M.F., pas një konflikti mes tyre. Sipas njoftimit të policisë, viktima e planifikuar, M.F., kishte lajmëruar autoritetet pasi ishte kërcënuar për jetën me armë zjarri dhe kishte frikë se Luan Farruku do ta vriste atë në banesën e tij.

Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së denoncimit dhe ka organizuar një operacion të koduar “Cousin” në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Njësinë Shkodër. Në këtë operacion, policia arriti të lokalizojë dhe arrestojë autorin e dyshuar në rrugën që të çonte pranë banesës së kushëririt të tij.

Gjatë arrestimit, Luan Farruku po lëvizte me një motomjet pa targa dhe ishte i armatosur me një pistoletë të mbushur dhe një thikë, të cilat janë sekuestruar nga policia së bashku me municionet që posedonte.

Ngjarja ka shqetësuar komunitetin lokal, por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, një krim i rëndë u parandalua. Materialet procedurale ndaj Luan Farrukut janë referuar Prokurorisë së Lezhës për akuzat e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “Kanosjes”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...