24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Përplasen dy automjete në rrugën e Kombit, gjashtë të plagosur, mes tyre katër gra

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në mëngjes në segmentin Milot-Rrëshen të rrugës së Kombit, në afërsi të Urës me Harqe. Dy automjete janë përplasur fort rreth orës 10:00 të paradites, duke lënë gjashtë persona të plagosur, përfshirë katër gra. Të plagosurit, përfshirë drejtuesit dhe pasagjerët e dy mjeteve, u dërguan me urgjencë në Spitalin e Laçit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Fier, ku një mjet tip ‘BMW’ ka përfunduar në kanal pas përplasjes me një automjet tip ‘Benz’. Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fuqishme dhe ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në automjetet e përfshira. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, parakalimi i gabuar i njërit nga automjetet ka qenë shkak për përplasjen e fortë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...