33.7 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Përplasen dy helikopterë gjatë shuarjes së zjarreve në Greqi, vijon operacioni i kërkim-shpëtimit

Një aksident ajror është regjistruar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, ku dy helikopterë janë përplasur në ajër në zonën e Psathës.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë momentin e përplasjes së dy mjeteve ajrore, të cilat ishin angazhuar në operacionet për kontrollin e flakëve që kanë përfshirë zonën.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, të dy helikopterët ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës dhe po merrnin pjesë në misionin kundër zjarrit. Ekuipazhi i njërit prej helikopterëve ka arritur të mbijetojë dhe ka komunikuar me autoritetet, ndërsa për personat që ndodheshin në helikopterin tjetër ende nuk ka të dhëna të plota.

Në të dy mjetet ajrore ndodheshin nga dy persona në bord. Pilotët raportohet se ishin me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët e misionit ishin grekë. Helikopterët ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga zjarret.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje janë dërguar katër autoambulanca të urgjencës dhe një njësi e lëvizshme mjekësore, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet.

Ngjarja vjen në një periudhë kur Greqia po përballet me disa vatra të mëdha zjarri, duke detyruar zjarrfikësit dhe mjetet ajrore të zhvillojnë operacione intensive për frenimin e përhapjes së flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...