21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

“Përplasje” luksoze në St. Tropez: Luana Vjollca dhe ish-partneri i saj, Krenar Cocaj, në të njëjtin destinacion

Prej kohësh, mediat rozë kanë përfolur për lidhjen shumëvjeçare mes moderatores së njohur shqiptare Luana Vjollca dhe biznesmenit kosovar Krenar Cocaj. Marrëdhënia e tyre, edhe pse gjithmonë në qendër të vëmendjes, nuk u konfirmua kurrë nga vetë protagonistët, ndërsa po njësoj ka ndodhur edhe me ndarjen e tyre, e cila u kuptua vetëm përmes ndryshimeve të dukshme në postime dhe dalje publike.

Pak javë më parë, mediat publikuan foto të Krenarit në Ibiza, ku ai u pa pranë modeles dhe ish-Miss Universe Albania Endi Demneri. Pamjet konfirmuan lidhjen e re të biznesmenit, duke ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Aktualisht, Krenari dhe Endi po shijojnë pushime luksoze në St. Tropez, një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave ndërkombëtarë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut është fakti se në të njëjtin vend ndodhet edhe Luana Vjollca. Moderatorja ka nisur të ndajë me ndjekësit foto dhe video nga momentet argëtuese me mikeshat e saj, duke shijuar klube, restorante dhe plazhe luksoze.

Ky “koinçidencë” ka ndezur reagime të shumta online. Disa ndjekës aludojnë se Luana ka zgjedhur enksas të njëjtin destinacion ku po qëndron ish-partneri i saj me të dashurën e re, madje nuk kanë munguar as komentet që e quajnë “përndjekëse”. Ndërkohë, të tjerë mendojnë se postimet e saj janë një mesazh i heshtur për të treguar se ajo është po aq mirë edhe pas ndarjes.

Në rrjetet sociale, situata po përshkruhet si një “përballje luksoze” në Rivierën Franceze, dhe duket se “skena” mes Luanës, Krenarit dhe Endit sapo ka filluar të marrë më shumë vëmendje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...