21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Trump paralajmëron Kinën: “Furnizoni SHBA me magnet, ndryshe tarifa 200%”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Kinës, duke kërkuar që Pekini të furnizojë Shtetet e Bashkuara me magnet, një lëndë e parë strategjike e përdorur gjerësisht në industri. Në të kundërt, Trump kërcënoi me vendosjen e tarifave deri në 200%.

Deklarata u bë gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ndërsa më pas u pasua edhe me një shpjegim në platformën e tij Truth Social.

“Miliarda dollarë, kryesisht nga vendet që kanë përfituar me padurim nga Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë të rrjedhin në SHBA”, – shkroi Trump.

Tarifat e reja, sipas presidentit amerikan, do të zëvendësojnë tarifat aktuale prej 10% që janë zbatuar që nga prilli për pothuajse të gjitha produktet që hyjnë në SHBA. Masa synon të ribalancojë tregtinë midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj ekonomikë, për të cilët Trump thotë se “kanë përfituar” prej fuqisë më të madhe ekonomike në botë.

Ky paralajmërim pritet të shtojë tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit, veçanërisht për shkak të rolit të magnetëve dhe mineraleve të rralla, të cilat janë të pazëvendësueshme në prodhimin e pajisjeve elektronike, automjeteve elektrike dhe teknologjisë së avancuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...