11.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Petrit Vasili: “Faktet flasin, borxhi publik shkatërrimtar, vetëm për të paguar vjedhjet e qeverisë”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka thënë se borxhi publik në vend ka mbërthyer vendin duke arritur një shifër prej rreth 13.5 miliard euro.

Sipas tij vetëm për vitin 2022, qeveria ka paguar në total 780 miliardë lekë, afërisht 780 milionë dollarë për shërbimin e borxhit., ndërsa rritja nga viti i kaluar është rreth 100 milionë dollarë.

Ai shkroi më tej se produktiviteti i borxhit te marre nga rilindja sot është ne nivele skandaloze, pasi për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, pra në nivel më të ulët se niveli i borxhit.

“Mashtrimi i Edi Ramës dhe qeverisë me Borxhin Publik, ku miliarda euro koncesione e PPP dhe detyrime te palikujduara nuk deklarohen dhe ndërkohë Qeveria me një histeri vrastare ekonomike vazhdon e merr qindra milionë euro të tjera borxh kanë çuar vendin në buzë të greminës dhe kolapsit ekonomik”, shkroi Vasili.

 

 

Postimi i plotë:

Faktet flasin, Borxhi publik shkaterrimtar, vetem per te paguar vjedhjet e qeverise!
Shqiperia eshte sot mberthyer nga nje borxh publik i tmerrshem prej rreth 13.5 miliard euro, i cili nuk u ka sjelle asnje te mire shqiptareve.
Me miliarda euro borxh dhe asnje veper e madhe publike, asnje sherbim te ri, asnje rritje te punesimit, as shtim te bisneseve, por vetem falimentim masiv te tyre, mjerim qe ka sjelle nje shpopullim trondites per ekzistencen e Shqiperise.
Miliarda euro te marra borxh pa kurrfare zhvillimi ekonomik dhe prova eshte fakti qe:

Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte,

Vetem per vitin 2022, Qeveria ka pagur në total 780 miliardë lekë, afërisht 780 milionë dollarë për shërbimin e borxhit.
Krahasuar me nje vitin 2021 me pare rritja ne 2022 është drastike, me rreth 100 milionë dollarë.
Produktiviteti i borxhit te marre nga rilindja sot eshte ne nivele skandaloze, pasi:
Për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, pra në nivel më të ulët se niveli i borxhit.

Per krahasim psh. në vitet 2000-2005, për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar 193 lekë.
Vetëm kosto e interesave për vitin 2022 ka arritur në 39.6 miliardë lekë, afërisht 390 milionë dollarë.
Interesat e borxhit për vitin 2022 rezultojnë sa 3,79% e PBB.

Mashtrimi i Edi Rames dhe qeverise me Borxhin Publik, ku miliarda euro koncesione e PPP dhe deturime te palikujduara nuk deklarohen dhe nderkohe Qeveria me nje histeri vrastare ekonomike vazhdon e merr qindra milion euro te tjera borxh kane çuar vendin ne buze te gremines dhe kolapsit ekonomik.
Asnje mashtrim rilindas nuk zgjidh asgje sepse shifrat jane asgjesuese dhe situata ekonomiko shoqerore flet vete, qofte me thellimin e varferise uljen e konsumit dhe shpopullimin masiv.
Ndaj largimi i ketyre grabitqareve dhe hajduteve eshte zgjidhja e vetme per te shpetuar Shqiperine nga humnera ku po e con Edi Rama me hajdutet e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...