27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Petrit Vasili i drejtohet me kërkesë për informacion AKSHI-t: “Qindra milion euro të shpenzuara për digitalizimin e shërbimeve publike dhe sistemi online u shemb”

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar AKSHI-t me një kërkesë për informacion lidhur me shërbimet publike online.

Vasili ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, letrën e dërguar AKSHI-t ku i kërkon informacion nëse është identifikuar agresori që ka kryer sulmin kibernetik dhe nëse janë fshirë apo kopjuar të dhëna nga databaza e këtij institucioni.

Sipas Vasilit, gjendja paraqitet tepër e rëndë me shërbimet publike online dhe miliona të dhëna gjenden në kaos dhe me mundësi shfrytëzimi për qëllime kriminale.

Postimi i Petrit Vasilit:

Si deputet i jam drejtuar me Kerkese Zyrtare per Informacion drejtueses se AKSH-it lidhur me sherbimet publike on line. Gjendje paraqitet teper e rende me sherbimet publike on line dhe miliona te dhena gjenden ne kaos dhe me mundesi shfrytezimi per qellime kriminale. Qindra milion euro te shpenzuara per digitalizimin sherbimeve publike dhe sistemi on line u shemb ne pak ore dhe kjo eshte pak te thuash skandal shume i rende dhe praktikisht renie e  shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...