0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Pezullim të përkohshëm të votimit në Himarë për shkak të kartave të skaduara, procesi rinis normalisht

Në Himarë, votimi u pezullua për disa minuta sot pasi 100 votues, që paraqitën karta të skaduara, nuk u lejuan të votojnë. Sipas ligjit, votuesit duhet të kenë dokumente identifikimi të vlefshme për të ushtruar të drejtën e votës.

Një qytetare e cila kishte humbur kartën e identitetit, shprehu shqetësimin e saj për pezullimin e votimit dhe kërkoi ndihmë, duke thënë se nuk besonte që humbja e kartës duhej të ndalonin të drejtën e saj për të votuar. Arqile Bollano, kryetari i qendrës së votimit në Kuç nga PS, sqaroi se ligji është i qartë dhe nuk lejon përdorimin e kartave të skaduara për votim.

Pasi pezullimi u zgjidh, procesi i votimit rinisi normalisht, përveçse votuesit me dokumente të skaduara nuk u lejuan të votojnë. Po ashtu, procesi vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit, duke përfshirë ato ku ishin raportuar probleme më parë.

Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, ka ushtruar të drejtën e votës në një nga qendrat e votimit në Himarë, ndërsa babai i tij, Fredi Beleri, ndodhet në burgun e Fierit, ku po vuan një dënim prej 2 vjetësh për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pas përfundimit të dënimit, ai do të marrë postin e deputetit në Parlamentin Europian, pasi u zgjodh me 237 mijë vota nga qytetarët grekë më 10 qershor si përfaqësues i Partisë Demokracia e Re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT