24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Himara zgjedh Kryetarin e ri të Bashkisë

Himara është në proces të zgjedhjes së kryetarit të ri të bashkisë, për të mbyllur një periudhë të gjatë pa udhëheqës pas arrestimeve të Fredi Belerit dhe më pas të kryetarit të detyrë Jorgo Goro. Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00, kur do të largohet votuesi i fundit.

Në këtë proces janë të thirrur për të votuar 23,074 qytetarë. Dy kandidatët që garojnë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria, i propozuar nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, me mbështetje nga PD, PL, PBDNJ dhe OMONIA.

Në Himarë janë 36 qendra votimi, ndërsa gazetarët raportojnë se 100 votues në fshat nuk u lejuan të votojnë për shkak të kartave të skaduara. Sipas informacionit, 4 autobusë nga Greqia, të organizuar nga stafi i kandidatit Gjikuria, kanë hyrë në Qafë Botë gjatë dy ditëve të fundit.

Në zgjedhjet e mëparshme të 14 majit 2023, Fredi Beleri fitoi 3,840 vota, 19 më shumë se rivali socialist Jorgo Goro, që mori 3,821 vota.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...