24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Autobusë të organizuar nga stafi i Gjikurisë sjellin votues në Himarë për zgjedhjet lokale

Mëngjesin e sotëm nga Qafë Bota, përveç tre autobusëve të linjave të rregullta Athinë – Sarandë, kanë hyrë edhe dy autobusë të tjerë që sillnin persona për të votuar në Himarë. Sipas burimeve, dy autobusët kishin persona që vinin të organizuar nga stafi i kandidatit Petro Gjikuria.

Edhe mëngjesin e djeshëm nga Qafë Bota kanë hyrë dy autobusë të tjerë. Ndërkohë, nga burime të stafit të Gjikurisë mësohet se përgjatë javës kanë mbërritur me automjete të tyre edhe qindra votues të tjerë, të cilët kanë planifikuar pushimet e tyre përgjatë këtyre ditëve.

Petro Gjikuria, që kandidon nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye Partinë Demokratike (PD) dhe Partinë e Lirisë (PL), është propozuar dhe mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe nga organizata minoritare OMONIA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...