26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Pfizer/BioNTech njofton rezultatet e para të testimeve në laborator : Tre doza të vaksinës tonë janë efektive ndaj variantit Omicron

Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 8 dhjetor se tre doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, treguan që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.

Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se dy doza të vaksinës rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave por me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritja e efikasitetit.

Rezultatet janë preliminare derisa gjetjet janë përshkruar vetëm në një komunikatë për media e më shumë të dhëna ende nuk janë të qasshme.

Kompania mes tjerash shtoi se nëse është e nevojshme, vaksinat që do të kishin për bazë variantin Omicron do të mund të ishin gati deri në mars 2022.

Që nga 9 dhjetori edhe në Kosovë fillon dhënia e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, konfirmoi më 8 dhjetor Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

“Doza përforcuese u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi], por te të cilët, me kalimin e kohës, imuniteti vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, njoftoi MSH-ja. Dozën përforcuese dhe dozën e tretë do të mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë qysh në shtator të nisë dhënien e dozës përforcuese.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë do të mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë qysh në shtator të nisë dhënien e dozës përforcuese.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova ka në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara.

Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Njëkohësisht edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat mbrojnë njerëzit nga varianti Omicron. Sipas doktorit Mike Ryan nga OBSH-ja, të dhënat e para dëshmojnë se Omicron nuk i bënë njerëzit më të sëmurë sesa Delta apo variantet tjera./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...