4.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

PL takim me qytetarët në Elbasan, Luçiano Boçi: “Thelbi i familjes janë atësia e amësia, jo prindi 1 dhe prindi 2”

Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi në tryezën e organizuar nga Partia e Lirisë,ku edhe u prezantua programi për të mbështetur familjet, tha se gratë duhen mbështetur në jetën e tyre në familje dhe karrierën profesionale për shkak të rolit të trefishtë që kanë në shoqëri.

Gjatë fjalës së tij, Boçi tha se familja është thelbi dhe vlera e shoqërisë që ecën përpara dhe zhvillohet.

“Shoqëria shqiptare është në një goditje të vazhdueshme ekonomike dhe politike. Kjo goditje mbartet te familja shqiptare. Ka një agresion ndaj familjes në aspektin e zbatimit të disa agjendave që në pikëpamjen e familjes tradicionale janë të papranueshme. Sepse atësia dhe amësia janë thelbi i familjes, dhe jo prindi 1 dhe prindi 2. Një familje e shëndoshë është vlera e një shoqërie që ecën përpara dhe zhvillohet. Unë takimin e parë e kam nisur me gratë e Partisë Demokratike. Nuk e nisa kot sepse thashë që në çdo politikë fokusi është familja. Amësia është thelbi i familjes që lidhjet me kujdesin e atësisë. Nëse do nisesha nga rrëfenjat profetike do të tregoja të bukurën për gruan që zoti e krijoi nga brinja e burrit dhe nuk e vendosi as sipër kokës së tij dhe as poshtë këmbëve por afër zemrës. Vëmendja ime është te ekonomia, te arsimi. Të shëndetësia dhe te turizmi që kanë si qëllim shëndoshjen e ekonomisë së familjes shqiptare. Gruaja në Shqipëri ka një jetë të trefishtë. Është nëna që rrit fëmijët, ka jetën e saj profesionale të cilës duhet t’i përkushtohet. Kjo krijon këto lloj vështirësish që duhen konsideruar dhe shoqëria dhe pushtete politike duhet të marrin iniciativa për te lehtësuar pozicionin e gruas. Investimi për fëmijët është investim për gruan”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e Jani Aliaj në burg, hetimet marrin kthesë: Dyshime se autor është i...

0
Hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi kanë hyrë në një fazë të re, duke hedhur dyshime të...

Vdes në burgun e Shkodrës një i paraburgosur 19-vjeçar, nisin verifikimet për rrethanat

0
Një i paraburgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se...

Horoskopi ditor, e Hënë, 26 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon durim. Mos reagoni menjëherë ndaj provokimeve. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi në vendime. Çështjet praktike ecin përpara. ♊ Binjakët Komunikimi ju ndihmon të zgjidhni...

Parashikimi I motit, e Hënë, 26 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojnë vranësira mesatare deri të dendura, me...

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...