27.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari/ Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar

Një 34-vjeçar mbeti i plagosur pak para mesnate, në orët e vona të së shtunës, në një lokal pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë. Policia tha se autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë dy vëllezër, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili dyshuar se nuk ka kallëzuar krimin. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit të lindur në debat e sipër në ambientet e lokalit.

I plagosuri, 34- vjeçari Ergin Gjoni, është qëlluar nga një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ndërsa në pranga është vënë Klajdi Shanaj, 33 vjeç dhe vëllai i tij, Ramandi Shanaj është shpallur në kërkim. U shpall në kërkim edhe shtetasi Valter P. për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”, i cili ishte palë me personin e plagosur, Ergin Gjoni.

Njoftimi i Policisë

Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 34- vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkautor i ngjarjes. Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale ‘Moskallëzim Krimi’”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin Klajdi Shanaj, 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin Ramandi Shanaj, 25 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim për veprat penale ‘Moskallzim krimi’ dhe ‘Plagosje e lehtë me dashje’ dhe shtetasi V.P. Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën ‘Karaman Ylli’, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...