12.5 C
Tiranë
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Plagoset në Durrës Fabion Kuçi, i njohur si “GUCCI”; policia identifikon autorin

Fabion Kuçi, i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “GUCCI”, është plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur ndryshe si Lagjja e Re.

Sipas informacioneve paraprake, Kuçi është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet. Policia e Durrësit bën me dije se autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

Fabion Kuçi është një emër i njohur për autoritetet, pasi më herët ka qenë i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të ndryshme penale, duke vuajtur disa vite burg. Prej disa muajsh ai ishte rikthyer në Shqipëri dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok.

Në këtë platformë, “GUCCI” kishte tërhequr vëmendje për përplasjet e ashpra verbale me disa personazhe të njohur të TikTok-ut, mes tyre Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si “Fire”.

Rrethanat dhe motivet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Taulant Balla duhej të ishte dënuar me të paktën 30 vite burg”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Taulant Ballës, duke deklaruar se ai duhej të ishte dënuar me të...

Gjendet i mbytur një 89-vjeçar në Lungomare, Vlorë

0
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në ujërat e detit përgjatë zonës së Lungomares, në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake,...

SPAK lëshon urdhër-arreste për zyrtarë të AKSHI-t dhe biznesmenë, nën hetim 12 tendera milionash

0
TIRANË – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit...

“Buxheti 2026 nën tension politik”, Veliaj kundërshton ndërhyrjen e Manastirliut para votimit në Këshillin...

0
Vetëm pak orë përpara se Këshilli Bashkiak i Tiranës të shqyrtojë dhe votojë buxhetin e vitit 2026, procesi është shoqëruar me tensione të forta...

Studimi i ri gjenetik: Çrregullimet e shëndetit mendor ndajnë më shumë ngjashmëri biologjike sesa...

0
Një studim i ri i gjerë gjenetik sugjeron se gjendje të ndryshme të shëndetit mendor kanë shumë më tepër të përbashkëta në nivel biologjik...