26.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Plagoset në Durrës Fabion Kuçi, i njohur si “GUCCI”; policia identifikon autorin

Fabion Kuçi, i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “GUCCI”, është plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur ndryshe si Lagjja e Re.

Sipas informacioneve paraprake, Kuçi është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet. Policia e Durrësit bën me dije se autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

Fabion Kuçi është një emër i njohur për autoritetet, pasi më herët ka qenë i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të ndryshme penale, duke vuajtur disa vite burg. Prej disa muajsh ai ishte rikthyer në Shqipëri dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok.

Në këtë platformë, “GUCCI” kishte tërhequr vëmendje për përplasjet e ashpra verbale me disa personazhe të njohur të TikTok-ut, mes tyre Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si “Fire”.

Rrethanat dhe motivet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan/ 7-vjeçari i shpëton nga duart nënës dhe përplaset për...

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën...

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...