27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Plagosi me thikë gjatë një konflikti për motive pronësie një shtetas tjetër, arrestohet autori

Një sherr për motive pronësie në Korçë ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 60-vjeçari.

Konflikti ka ndodhur për motive pronësie, ku pas debatit, shtetasi N.P. goditi me thikë fqinjin e tij, shtetasin R.B.

Ky i fundit është shtruar në spitalin e Korçës ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Email-et kërcënuese për bombë, dalin gjurmët e reja: Një mesazh nga Argjentina, tjetri nga...

0
Hetimet për email-et kërcënuese që shkaktuan alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë nxjerrë të dhëna të reja mbi origjinën...

“Ky proces është një absurd më vete”, analisti Dardan Krasniqi: Më 16 shtator presim...

0
Më 16 shtator pritet që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të shpallin vendimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rreth gjashtë...

“Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga”, aksidenti në Fushë-Krujë i merr jetën...

0
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Borizanë-Thumanë, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi V. L., rreth...

Leavitt: “Nuk po zhvillohen negociata tani për tani”, SHBA rrit presionin ndaj Iranit

0
Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk janë aktualisht të angazhuar në negociata, ka deklaruar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Në një...

Berisha ashpër ndaj Ramës: “523 arsye për ta çuar në qeli”, sulmon qeverinë për...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar...