Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Borizanë-Thumanë, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë, duke përfunduar më pas në kanal.
Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, 62-vjeçari është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.
Në njoftimin zyrtar, Policia bëri me dije:
“Krujë/Informacion paraprak-Rreth orës 16:40, në aksin rrugor ‘Borizanë-Thumanë’, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”





