20 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Plagosi në sy me pistoletë një person”/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi, i gjendet armë dhe para false

Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar në Volos, i dyshuar për plagosjen e rëndë të një shtetasi vendas pas një konflikti.

Sipas autoriteteve në Greqia, i riu ka goditur viktimën në sy me një pistoletë ajrore gjatë një sherri, duke i shkaktuar dëmtime serioze trupore.

Pas ngjarjes, autori është lokalizuar dhe ndaluar gjatë orëve të mesnatës, ndërsa po lëvizte me automjet. Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një kartëmonedhë 50 euro të falsifikuar, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Kontrollet e mëtejshme në banesën e tij zbuluan gjithashtu armë të ftohta dhe sasi lënde narkotike.

Sipas raportimit të Protothema, ndaj 27-vjeçarit është ngritur çështje penale jo vetëm për plagosjen, por edhe për qarkullim të monedhave të falsifikuara.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...