19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Plagosje dhe vetëvrasje në Lushnjë: Babai qëllon të bijën dhe më pas veten

Rudina Musaku, 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu nga babai i saj gjatë pasdites së sotme (19 maj), është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar. Musaku ka marrë plagë në bark dhe gjendja e saj mbetet kritike.

Incidenti ndodhi rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, ku 82-vjeçari, pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu vajzën e tij dhe më pas vrau veten. Arma e përdorur në ngjarje ishte e disponuar me leje nga autori.

Në një njoftim të policisë, thuhet:

“Rreth orës 15:15, në lagjen ’18 Tetori’, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.”

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT