9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Planet e Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik: Rritja e kapaciteteve dhe siguria e turistëve

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shpalli planet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit turistik. Sipas saj, 24 Qendra Shëndetësore sezonale do të jenë në dispozicion gjatë këtij sezoni, duke shtuar edhe 4 qendra të reja krahasuar me vitin e kaluar. Për herë të parë, do të ndërtohen edhe motoambulanca për të shpejtuar ndihmën e parë në raste urgjencash.

“Duke filluar nga data 1 qershor, për të përballuar fluksin e shtuar të turisteve, do të hapim 34 qendra shëndetësore verore ose 4 më shumë se një vit më parë, të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil. Qendrat e reja verore që do të çelen për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë. 10 QSH në veri, 15 në jug dhe 9 në Shqipërinë e mesme. Fillojnë funksionimin nga 1 qershori deri në 30 shtator. Po përfundojmë rekrutimin e punonjësve të shëndetësisë që do punojnë 24/7 për të gjithë qytetarët dhe turistët. Rreth 200 mjekë dhe infermierë që do punësohen. Do shërbejnë edhe motoambulanca, që shmangni trafikun dhe shkurtojnë kohën e marrjes së ndihmës së parë.Edhe këtë vit, e pajisur me mjekë, infermierë dhe të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, Urgjenca do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 postacione fikse me autoambulanca në zonat turistike. Për herë të parë do të shërbejnë në këtë sezon motoambulancat, që janë në gjendje të shmangun trafikun dhe të shkurtojnë drastikisht kohën e marrjes së ndihmës së parë në raste urgjencash”, deklaroi ajo.

Qendrat e reja verore do të ndahen gjeografikisht në zonat më të frekuentuara nga turistët, duke filluar nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil. Për të siguruar shërbimin 24/7, pritet të punësohen rreth 200 mjekë dhe infermierë. Gjithashtu, motoambulanca do të vendosen në dispozicion për të shmangur trafikun dhe për të zvogëluar kohën e reagimit në raste emergjencash.

Një nga masat kryesore është fuqizimi i kapaciteteve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Koçiu bëri të ditur se 20 postacione fikse me autoambulanca do të jenë në dispozicion në zonat turistike për të siguruar ndihmë të menjëhershme.

Ministrja gjithashtu theksoi rëndësinë e procesit të dezinsektimit për moshat dhe insektet e tjera. Procesi ka filluar nga Shkodra dhe pritet të mbulojë 20% më shumë territor këtë vit, për të garantuar një ambient të pastër dhe të sigurt për të gjithë vizitorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...