27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pedro Sanchez vazhdon të udhëheqë qeverinë spanjolle, mbështetje nga Kryeministri Rama

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot se “kishte vendosur të vazhdojë të udhëheqë qeverinë e Spanjës”.

“Kam vendosur të eci përpara me më shumë forcë në krye të qeverisë së Spanjës”, tha Sanchez, i cili ia njoftoi vendimin sot mbretit Felipe VI, pas 5 ditësve pezullim për “një pauzë për reflektim”, në të cilin u tërhoq nga jeta publike, pas një fushate “të paprecedentë” të zhvilluar nga e djathta dhe e djathta ekstreme kundër gruas së tij, Begona Gomez që sipas tij synonte, “të shkatërronte atë dhe qeverinë e tij”.

Edhe mbështetësit e tij në Partinë Socialiste (PSOE) i kanë kërkuar Sanchez të vazhdojë detyrën.Gjithçka nisi pasi një gjykatë në Spanjë ra dakord pak ditë më parë që të hetojë pretendimet për korrupsion ndaj gruas së tij, Begoña Gómez, të ngritura nga grupi Manos Limpias, apo “Duart e Pastërta” se gjatë veprimtarisë së saj profesionale për Qendrën Afrikane të institucionit privat IE University ai do të kishte ushtruar ndikimin e tij për t’i dhënë kontrata publike një sipërmarrësi.

Grupi ka një histori të gjatë të paraqitjes së padive, që lidhen kryesisht me kauza të krahut të djathtë, dhe e quajti atë pjesë të një fushate të vazhdueshme të hedhjes së baltës nga rivalët e tij politikë.

Gjykata në Madrid do të shqyrtojë akuzat dhe do të vendosë për t’i vazhduar hetimet apo jo.

Edhe kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi të pulikuar në rrjetin social X më 25 prill 2024, i shprehu të gjithë mbështetjen në këtë kohë të vështirë dhe e inkurajoi të vazhdojë përpara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...