27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Po vidhen 2 miliard euro”/ Berisha: “Për qytetarët e Durrësit ka qenë porti që ata kanë siguruar kafshatën dhe jetesën”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se në Shqipëri po zhvillohet tregtia e bitcoinit nën patronazhin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për projektin e Portit të Durrësit, që sipas tij është një vjedhje e madhe.

Ai shtoi se paratë e Portit të ri të Durrësit do të ndahen mes miqve të Edi Ramës dhe shqiptarët do të detyrohen të largohen nga vendi.

“Egnatia lidhej me Kostandinopojën. Sot ky port asgjësohet. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milion  tonë mall përpunim, ndërsa sot ka arritur në rreth 4.5 milion. Për qytetarët e Durrësit ka qenë porti që ata kanë siguruar kafshatën dhe jetesën. Sot klani Rama merr përsipër të përvetësojë 200 mijë metër katror. A e keni marrë vesh ju tregtinë që bëhet me bitcoinat nën patronazhin e Olsi Ramës. A ju kujtohet një deklaratë e Çelës që tha se pa energji po na lë bitcoini. E mbani mend me sa emergjencë erdhi këtu ligji i bitcoinit? Ato call centera të cilat ndiqeshin për calle në bursë janë nën hetim të plotë, ndërsa kto të bitconave kanë mbrojtje nga shteti. Do të mblidhen këtu mumuthët e Shqipërisë dhe të lindjes së mesme. Shqiptarët ose do të bëhen shërbëtorët e tyre ose do të largohen në Europë. Nga do të dalin këto 2 miliard euro? Pra këta këtu fitojnë 2 miliard euro, ndërsa shqiptarët këtu vuajnë pasojat. Nëse keni ndërgjegje kombëtare hidheni poshtë këtë marrëveshje. Shkel kushtetutën e Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...