25.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Podkasti i Kryeministrit Edi Rama me lojtarët e Kombëtares Shqiptare: Rrugëtimi drejt Europianit

Kryeministri Edi Rama në një bisedë me disa lojtarë të kombëtares shqiptare, përfshirë Myrto Uzunin, Elseid Hysajn, Mario Mitajn dhe Berat Gjimshitin, diskuton për rrugëtimin e suksesshëm drejt Kampionatit Evropian të Futbollit. Lojtarët e ftuar rrëfejnë për sfidat, ndjesitë dhe arritjet në rrugën drejt kualifikimit për Europian. Kryeministri shpreh gëzimin e tij për suksesin e tyre dhe diskuton për ndikimin e trajnerit, rritjen e lojtarëve shqiptarë në Seria A, dhe sfidat e ekstra komunitarëve në futbollin italian.

Pjese nga Podcast:

Kryeministri Edi Rama: Sa vjet u bënë që luan me kombëtaren?

Berat Gjimshiti: Po që prej 2014, domethënë 9 vite.

Kryeministri Edi Rama: Ti ishe dhe Evropianin tjetër?

Berat Gjimshiti: Në Evropian nuk isha, po në kualifikime.

Kryeministri Edi Rama: Po pra, në atë grupin? Pse s’të morën në Europian, ishe i vogël atëherë?

Berat Gjimshiti: Po ishte një moment që kur kam qenë, kam luajtur në Zvicër, 22 vjeç , isha i ri, pastaj 21, 22..

Kryeministri Edi Rama: 22? Pse 20 është ky tani?

Berat Gjimshiti: Kohë tjetër tani. Isha nga Zyrihu që shkova në Atalanta në Itali, kështu që ishte e vështirë për të mësuar dhe gjuhën, edhe taktikën e futbollit italian dhe nuk kisha ndeshje, nuk luajta fare, luajta vetëm në 3 ndeshje në 6 muaj, pastaj erdha tek kombëtarja dhe për grumbullimin para Europianit dhe vendosi trajneri De Biasi atëherë, që nuk isha në formë dhe nuk më merrte, kështu që e pranova. Puna vazhdon, ecën përpara dhe s’ka asgjë tjetër.

Kryeministri Edi Rama: Po atje me Atalantën pastaj e vulose personalitetin?

Berat Gjimshiti: Po, sigurisht. Në fillim kisha vështirësi se isha në huazim 1 vit, dy vjet, pastaj u riktheva dhe sigurisht ekipi ecte shumë mirë me Champions League, Europa Leauge apo me gjera të tjera ne finalet e Kupës së Italisë, ecte shumë mirë dhe sigurisht, nëse ecën ekipi mirë dhe ti do të bësh mirë dhe është dhe më e thjeshtë.

Kryeministri Edi Rama: Po sa ka ndikuar trajneri se thonë që është profesor futbolli, në kuptimin që i ndjek lojtarët nga afër, i mëson …

Berat Gjimshiti: Tek unë? Ka ndikuar shumë. Ka dhënë vetëbesim te jashtëzakonshëm kështu që.. Në fillim kisha pak vështirësi po prapë, pastaj kur e pa që kishte besim tek unë, besoj që ishte më e thjeshte dhe për mua, kur e pranoi që jam lojtar për atë ekip, kështu që besoj ka ndikuar shumë, sepse kam mësuar shumë nga ai si në taktikë, si në mentalitet. Besoj ishte shumë e rëndësishme edhe për mua.

Kryeministri Edi Rama: Ju keni pasur një lloj shansi te veçantë me dy trajnerë siç thonë, se unë nuk i di nga afër, por janë shumë skrupulozë me rritjen e lojtarëve.

Elseid Hysaj: Të dy janë “të sëmurë” besoj për taktikë. Shumë të lodhshëm besoj, por bëra dhe unë 8 vjet që jam veç me 1 trajner që kam dhe ndonjëherë më thonë dhe këta lojtarët e Lazios “po si e duron 8 vjet‘’? I them unë, po duhet te durojmë se u bënë 2-3 vite, po u bënë 3 vite aty dhe se di sa vite do bëjmë, po normal që i besoj që janë një ndër 2-3 trajnerët në Itali që kanë ndryshuar shumë skuadra dhe mentalitetin e lojës. Problemi është që ty të kemi tifoz me skuadër tjetër..

Kryeministri Edi Rama: E, mua më keni pak të vështirë në këtë periudhë, megjithatë për hir të së vërtetës ju ndjek dhe gëzohem shumë. Duke qenë se ndjek një çikë këto ndeshjet e kampionatit italian dhe gëzohem shumë që luani, që vlerësoheni. Dhe ato notat përgjithësisht i merrni të mira dhe aty te “La gazeta dello sport’’, kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë, por në ndërkohë ka gjithmonë një numër gjithmonë e më të madh shqiptarësh të vegjël që po stërviten për ekipet e moshave në Evropë, por në Itali sidomos ishe një numër impresionues, rreth 15 mijë djem shqiptarë ose përgjithësisht të lindur tanimë nga prindër që kanë shkuar më përpara aty ose dhe që kanë ardhur më vonë që janë të regjistruar në lëvizjen futbollistike italiane nëpër skuadra.

Elseid Hysaj: Besoj që është edhe kjo, që janë duke luajtur shumë shqiptarë në seria A dhe në kampionate të tjera dhe njerëzit ose trajnerët, presidentët po besojnë tek ne se dikur me të vërtetë ka qenë shumë e vështirë të futej një shqiptar në Itali se ishte si puna e ekstra komunitetit, pa letra. “Po marrim një brazilian para shqiptari’, se gjithmonë na kanë mbajtur si shtet i vogël. Lojtarë nuk është se kemi nxjerrë shumë, kështu që gjithmonë kemi pasur të njëjtat probleme. Por tani vërtete po dëgjohemi dhe unë po dëgjoj gjithmonë shqiptarë të rinj që dalin. “Po ky nga doli”! Por gjithsesi po rriten me të vërtetë shumë edhe ajo është e bukura. Për këtë na ndihmojnë dhe të rinjtë në Europian, lojtarët e rinj që kanë ardhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT