5.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Pohojnë shkencëtarët: Ky vend mund të ballafaqohet me një valë të rëndë nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron në muajin janar nëse nuk vendosë masa të reja

Britania e Madhe mund të ballafaqohet me një valë të rëndë nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron në muajin janar nëse nuk vendosë masa të reja, pohojnë shkencëtarët.

Numri i të vdekurve nga ky variant i koronavirusit deri në fund të prillit 2022 mund të variojë nga 25 mijë deri në 75 mijë persona, varësisht nga përformanca e vaksinimit, shtuan shkencëtarët.

Në skenarin më të keq, masat më të ashpra do të nevojiten në mënyrë që spitalet të mos ngarkohen me pacientë, qëndron në paralajmërim.

Studimi i Shkollës londineze për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale megjithatë nuk saktëson rezultate. Aty nuk përmendet se çfarë mund të ndodhë me variantin e ri të koronavirusit, Omicron por ofrohen një serë skenarësh të mundshëm.

Mjeku, Nick Davies, njëri prej hulumtuesve, tha se Omicron po përhapet me shpejtësi dhe kjo “mbetet shqetësuese” derisa pritet të jetë formë dominuese e virusit në Angli, deri në fund të vitit.

Sipas raportit, numri i personave të infektuar aktualisht po dyfishohet çdo 2.4 ditë në Angli, pavarësisht se në vend shkalla e vaksinimit është shumë e lartë.

Bazuar në këto të dhëna përhapja e variantit të ri të COVID-19 është më e shpejtë krahasuar me formën origjinale të virusit kur askush nuk ishte i vaksinuar.

/Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...