33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Policia aksion në një lokal, kapen dy persona me kallashnikov, municion luftarak dhe doreza hekuri

Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që mbajnë armë zjarri, armë të ftohta apo që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Game”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, përforcues grushti dhe aparate celulare, që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në fshatin Shënkollë, në lokalin e shtetasit N.B., ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, si dhe personat që frekuentonin ketë ambient mbanin sende të kundraligjshme me vete, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Last Game “.

Në kuadër këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: O. H., 17 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht  shtetasi F. P. dhe pronari i lokalit, shtetasi N. B.

Shtetasve O. H. dhe F. P.,  (klientë në lokal), gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u janë gjetur, në celularët e tyre, faqe për lotari sportive, ndërsa shtetasit A. M.,i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit O. H., në Shënkollë,  Lezhë, ku shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...