Pas miratimit të vendimit të qeverisë për caktimin në detyrë të Drejtorit Madhor të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vijnë edhe komentet publike për sfidat që e presin në detyrë.
“Duke qenë se nuk i shpëtuam edhe kësaj radhe akuzave për Policinë e Shtetit, edhe pse vetëm sot është miratuar vendimi i qeverisë për caktimin në detyrë të Drejtorit Madhor Skënder Hita, për fatin e keq të drejtuesit të ri, ai duhet të marrë parasysh që në përshkrimin e detyrës së tij do të ketë akuza dhe bazë të opozitës,” u shpreh një burim i afërt me institucionin.
Sipas tij, pavarësisht sfidave, policisë duhet t’i jepet besim dhe përkushtim, duke theksuar se puna e Hitas duhet të shërbejë për qytetarët shqiptarë dhe për proceset e integrimit të vendit.






