Në ngjarjen që ndodhi në bashkinë Divjakë kanë mbërritur të gjithë drejtuesit e lartë të policisë së Fierit të cilët po mundohen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe shkaqet që çuan agresorin të kryejë këtë akt të rëndë kundër kryetarit të bashkisë duke e lënë të plagosur bashkë me shoferin e tij. Aktualisht autori është arrestuar nga policia dhe është bërë shoqërimi i tij në komisariat nga ku do të merret në pyetje.
Prokurori i gatshëm është në vendngjarje dhe nga drejtori i policisë së Fierit, në një komunikim nga spitali i Lushnjes ka siguruar për publikun zbardhja e plotë e ngjarjes dhe informimi për të dhënat që do të dalin nga hetimi.
Drejtori i policisë nga spitali në Lushnje:
“Ka ndodhur një ngjarje ku është plagosur kryetari i bashkisë Divjakë dhe shoferi i tij.
Është bërë e mundur kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, Orges Xhelili, banues në Divjakë.
Është ngritur grupi i ekspertëve për të sqaruar të gjitha rrethanat. Në përfundim kur të dalin të gjitha rrethanat do të raportojmë se si qëndron e vërteta mbi këtë ngjarje.
Është organizuar policia, prokurori gatshëm është në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme. Njoftoj që cdo e dhënë do të dalë nga hetimet.”