11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Zbardhet sherri i plotë i Edi Ramës me dy deputetët e PD: Ti je tapë edhe kur je mirë

Detajet e debatit që ndodhi dje mes kryeministrit Edi Rama dhe dy deputetëve të Pd Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj ishin dy prej ligjvënësve që u futën në sallën plenare për të votuar për projektbuxhetin pasi më herët kishin qenë në kafenenë që është vetëm për deputetët brenda Parlamentit.

Ndërkohë pasi Toni Gogu mbaroi fjalën, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkoi 5 minuta pushim sapo teknika e Kuvendit të bëhej gati për të votuar elektronikisht. Në këtë moment, Bujar Leskaj u ul në karrigen e tij, ndërsa deputeti tjetër Edi Paloka nuk ishte ulur akoma. Në atë moment, dy ligjvënësit bisedojnë me njëritjetrin, por për shkak të largësisë nuk dëgjohen se për çfarë. Më pas ndërhyn Kryeministri Rama, i cili i drejtohet duke i thënë që të shkojnë të pijnë alkool sërish. Nga ana tjetër, ishte Edi Paloka, i cili ndërhyri duke i thënë Kryeministrit Rama nëse e kishte ndërruar pjatën. (Proces të cilin e përdorin ata të cilët konsumojnë kokainë).

Më pas deputeti Leskaj shihet duke i folur Palokës, ndërsa nga vendi ku qëndronte Kryeministri Rama i drejtohet sërish Leskajt duke e pyetur se çfarë ka dhe pse ndërhyn. Por deputeti demokrat i kthehet duke e pyetur se përse bën si i fortë pasi ai nuk ishte duke folur me të, por me kolegun e tij. Madje, Leskaj i thotë se nuk i rr…. farë për të (Kryeministrin). Debati ka vijuar me Kryeministrin, i cili i thotë se ata janë ordinerë dhe se janë të pijshëm në seancën parlamentare.

Por Leskaj e mohon dhe i drejtohet kreut të qeverisë, duke i thënë që të përdorë mall të mirë, duke nënkuptuar lëndën psikotrope (kokainë). Sërish ka ndërhyrë Kryeministri nga vendi duke iu drejtuar që deputeti demokrat të shkojë të konsumojë ndonjë kërmë. Por këtu deputeti vlonjat iu kthye duke i thënë “kërma e satëme”. Debati vijoi me kërcënimin e Kryeministrit se do ta shkatërronte dhe me përjashtimin e tyre me 10 ditë nga Parlamenti.

Momente nga debati pa mikrofona i Ramës me Palokën e Leskajn Kryetarja e Kuvendit i jep 5 minuta pushim sa të bëhej teknika gati për votimin e buxhetit, Kryeministri i drejtohet Edi Palokës dhe Bujar Leskajt: Ikni pini tani

Debati i plote:

Edi Paloka-Ramës: A e ndërrove pjatën, e ndërrove pjatën.

Edi Rama: Ti je i pire, ik pi raki.

Bujar Leskaj ndërhyn edhe i flet Edi Palokës

Edi Rama: Bujar, po ti çfarë ke që flet, pse ndërhyn?

Bujar Leskaj-Edi Ramës: Po ti ç’ke që bën si i fortë?

Edi Rama: Pse të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Siiiiii?

Edi Rama: Të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Unë i fola Edit nuk të fola ty, se nuk më rr…. fare për ty

Edi Rama tund kokën dhe pi ujë

Bujar Leskaj: Ç’ma luan kokën. Pi mall të mirë, pi mall të mirë.

Edi Rama: Ik e ha ndonjë kërm

Bujar Leskaj: Kërma e satëme. Unë nuk e di se çfarë…

Edi Rama: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj. Ju jeni pa fe, pa atdhe

Edi Paloka afrohet drejt Kryeministrit: Kujt i bën presion ti mo. Ore legen, ty të njeh mirë e gjithë Tirana që je legen. O i pafytyr. O b.q. se s’të njohin këta ty, por unë të njoh mire se kush je. Mos kujto se do jesh gjithë kohën me këtë (gardën). Nuk do të mbrojnë këta.

Edi Rama: Po ju jeni tapë more, po ik andej..

Edi Paloka: Jemi ne tapë?! Po ti nga e di ti?! E ndërrove pjatën ti? Ke marrë ‘vizë’?

Edi Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë

Më pas Edi Rama i drejtohet Lindita Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy (Edi Paloka dhe Bujar Leskaj) që të freskohen?

Gazment Bardhi: Po kush je ti mo që të jep urdhra të dalin jashtë?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...