6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Policia e Shtetit godet skemën piramidale online “XUEX”, në pranga organizatori kryesor

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit për goditjen e skemave piramidale online, duke arrestuar Ereledio Shebekun, 35 vjeç, i shpallur më herët në kërkim së bashku me bashkëshorten e tij, Alma Shebeku.

Sipas njoftimit zyrtar, çifti dyshohet si organizatori kryesor i mashtrimit financiar që operonte përmes platformës së rreme “XUEX”, në zonën e Divjakës. Skema kishte rekrutuar qindra qytetarë me premtimin se investimet e tyre në kriptomonedha si USDT dhe TRON do të shumëfishoheshin.

Më herët, në kuadër të të njëjtit operacion, policia kishte arrestuar edhe Brunilda Todin (motra e Ereledio Shebekut), si dhe shtetasit Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra dhe Brunilda Ndini. Këta individë shërbenin si “agjentë terreni”, duke promovuar platformën mashtruese dhe duke rekrutuar qytetarë të rinj nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacionit “Telegram”.

Hetimet zbuluan se Shebeku, përmes aplikacionit, shpërndante linkun e “XUEX” dhe trajnonte të afërmit e tij, përfshirë gruan dhe dy punonjëse të Bashkisë Divjakë, për t’u angazhuar në mashtrim. Në “Telegram”, të rekrutuarit merrnin udhëzime nga një person i prezantuar si “Leo Smith”, i cili i ftonte pjesëmarrësit të futeshin online në orare të caktuara për të bërë “like” faqe të ndryshme, me premtimin se do të përfitonin 1% të investimit të tyre. Në realitet, asnjë prej qytetarëve nuk ka arritur të tërheqë paratë, pasi pagesat ishin të bllokuara.

Sipas policisë, përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor, por i menduar për shkak të vështirësisë së gjurmimit dhe perceptimit të gabuar të tyre si mjete të sigurta investimi.

Në Shqipëri, mashtrimet e ngjashme po kryhen edhe përmes platformës tjetër “TXEX”, duke përfshirë mijëra qytetarë. Rekrutimi bëhet kryesisht përmes të njohurve, të cilët pasi investojnë dhe dërgojnë faturat, pranohen në grupet e mbyllura të “Telegram”-it.

Operacioni i Policisë vijon, ndërsa Alma Shebeku mbetet ende në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...