12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Policia e Tiranës ka vënë në pranga nëntë shtetas gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga nëntë shtetas gjatë 24 orëve të fundit dhe ka procedohuar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve tre të rinjve që u kapen me droge.

“L. Ç., 20 vjeç, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi cannabis sativa; O. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi kokainë;- M. J., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet një sasi cannabis sativa”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Esheref Frashëri”, ka vjedhur dy pompa dhe një depozitë uji, në parkingun e shtetasit G. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. F., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes;

– E. T., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi me vetëgjyqësi ka vendosur një qepen në një hapësirë publike, duke pushtuar tokën dhe hyrjen e lokalit të shtetasit J. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Ç., 55 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikokogjike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. A., 22 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi ka aksidentuar shtetasin R. H., 22 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes;

– S. A., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasit E. C., 38 vjeç dhe A. C., 43 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i kanë përvetësuar një shumë parash, shtetases A. B., 58 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...