16.5 C
Tiranë
Thursday, December 25, 2025
spot_img

Policia godet një rrjet kriminal brenda “One Albania”, arrestohen 22 persona

Tirana – Një aksion i zhvilluar sot nga Policia e Shtetit ka zbuluar një rrjet kriminal që, sipas autoriteteve, operonte brenda kompanisë celulare “One Albania”. Gjatë operacionit u arrestuan 22 persona, mes të cilëve dy drejtues të lartë të kompanisë, Erald Sina dhe Artan Pullazi, të cilët, sipas policisë, kishin rol kyç në trafikimin e drogës në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi kriminal shiste kokainë dhe kanabis në lokale, tabakino dhe zona të ndryshme të Tiranës, duke vepruar me strukturë të mirëorganizuar. Policia njofton se operacioni synon dokumentimin e plotë të veprimtarisë së të gjithë anëtarëve të rrjetit.

Pronësia e “One Albania” rezulton të jetë e huaj, me Gellért Zoltán Jászai, një biznesmen hungarez me lidhje ndërkombëtare, ndër të cilët figura të njohura politike dhe financiare nga Hungaria dhe Rusia. Lidhjet e supozuara me elementë të krimit të organizuar dhe ndikimet e huaja kanë shtuar shqetësime për sigurinë e të dhënave dhe funksionimin e kompanisë në tregun shqiptar.

Policia vijon operacionet për kapjen e të gjithë të përfshirëve dhe hetimet janë në zhvillim, ndërsa qytetarët kërkohen të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sali Berisha uron besimtarët për Krishtlindje: “Ta festojmë me besim e shpresë”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimet e tij për besimtarët e krishterë në prag të Krishtlindjes. Ai vizitoi selinë e Sinodit...

Zyrat e IdentiTek hapen të premten, 26 dhjetor, në 12 qarqe kryesore

0
IdentiTek njofton se ditën e premte, më 26 dhjetor, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë në shërbim të qytetarëve nga ora...

Zyra e Soft & Solution, në fokus të hetimeve: Punonjësit punonin mbi sistemet e...

0
Hetimet mbi kompaninë Soft & Solution të Ermal Beqirit, i cili ndodhet në kërkim nga SPAK për disa vepra penale, kanë zbuluar se kompania...

“Ajo është e paaftë të pushtojë atë që ka më shumë rëndësi” – Zelensky...

0
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u drejtua ndaj qytetarëve të tij në prag të Krishtlindjeve, duke theksuar se, pavarësisht vështirësive dhe sulmeve nga Rusia, ajo...

Besimtarët mbushin Kishën e Shën Gjergjit në Fier për Krishtlindje

0
Me rastin e Krishtlindjeve, kisha e Shën Gjergjit në Fier ka pritur qindra besimtarë, të cilët morën pjesë në meshën e mëngjesit të mbajtur...