25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Policia kontrolle në Rinas/ Prapësohen në Rinas dy shtetas nga Bangladeshi, tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara

Rinas

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe atë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Prapësohen në Rinas dy shtetas nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit Shtator janë prapësuar 35 shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe nga Turqia me viza të falsifikuara.

Po përgjatë muajit Shtator 2021, si rezultat i masave të shtuara në kufi për kontrollin e kufirit dhe goditjen e paligjshmërisë janë evidentuar 15 raste të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe “Falsifikim i dokumentave”, 5 prej tyre për falsifikim të tamponëve të Covidit.

Gjithashtu është evidentuar dhe 1 rast për “Falsifikim i dokumentave shendetsore” dhe 4 raste për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në këto vepra janë implikuar 21 autorë, nga të cilët:
8 autorë janë arrestuar në flagrancë, 13 autorë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: dokumentat, 15 pasaporta, 18 karta identiteti,13 leje qendrimi,8 patenta,6 karta shendeti, 6 viza elektronike.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në hyrje të RSH për muajin Shtator 2021, janë kapur në hyrje:

Një shtetas me pasaportë të falsifikuar dhe 2 shtetas me karta identiteti të falsifikuara.

Personat që i posedonin këto dokumente nuk janë lejuar të futen në Shqiperi janë prapësuar Inad në vendin e origjinës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...