14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Policia operacion në Krujë, sekuestrohen 145 kg kanabis dhe municione luftarake, arrestohet kryeplaku i fshatit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Noja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë kryeplakun e fshatit Nojë në këtë operacion dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër

Bëhet me dije se është sekuestruar një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

“Strukturat e DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-së, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, mirorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noja”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

H. M., 66 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë, me detyrë kryeplak i fshatit Nojë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. S.(X)., 34 vjeç, banues në Nojë, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje, si dhe municion luftarak”, tha policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...