8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Policia Rrugore e Durrësit arreston 12 shoferë në një javë për drejtim të mjeteve në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar 12 shoferë gjatë një jave, të cilët u kapën duke drejtuar mjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, 8 shoferë të tjerë janë proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit. Si pjesë e këtyre kontrolleve, janë pezulluar edhe 5 leje drejtimi dhe janë vendosur gjithsej 554 gjoba.

Policia vendore njoftoi se kontrollet u kryen me përdorimin e mjeteve inteligjente, përfshirë radarët automatikë, dronët e cilësisë së lartë, poliskanët dhe pajisjet drager për matjen e nivelit të alkoolit. Aksioni përfshiu të gjitha akset rrugore kryesore.

Policia apeloi ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, duke mos kryer parakalime të gabuara dhe duke moderuar shpejtësinë.

Masat e marra nga Policia Rrugore:

– 58 masa për parakalime të gabuara
– 47 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
– 25 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
– 21 masa për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
– 5 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
– 6 masa për mungesë dokumentesh
– 58 masa për parkim të gabuar
– 334 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Policia do të vazhdojë monitorimet për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe respektimin e rregullave në rrugët e Durrësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...