28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Policia Rrugore vijon monitorimin makinën inteligjente, pezullohen 78 leje drejtimi

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit në Rrugën e Kombit, me makinën inteligjente dhe me radarin automatik.

Gjithashtu, policia po monitoron edhe në akset kryesore nacionale, nga Morina nga Sarandë, duke përdorur radarët automatikë, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara.

Gjatë monitorimeve, policia ka kapur shoferë me shpejtësi deri në 179 km/h në Rrugën e Kombit dhe në akse të tjera rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 14:30, makina inteligjente dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 139 km/h deri në 179 km/h, në Rrugën e Kombit.

Kështu, janë pezulluar 78 leje drejtimi, për shpejtësi deri në 179 km/h, dhe 129 masa administrative për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, gjatë monitorimit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh, të cilët, krahas qarkullimit me shpejtësi përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, konkretisht:

٠35 drejtues janë evidentuar duke i kryer të treja shkeljet njëkohësisht, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvënie të rripit të sigurimit, si dhe përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative për këta drejtues mjetesh, kanë variuar nga 30.000 lekë të rinj deri në 100.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi Policia Rrugore nuk është në aksion, por është në punë 24/7, vetëm për qëllimin madhor, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes që të mos abuzojnë me rregullat e qarkullimit, pasi të gjitha akset rrugore të vendit vijojnë të monitorohen nga makina inteligjente dhe nga mjete të paloguara të Policisë Rrugore.

Shpejtësia, alkooli dhe garat të ndërpresin rrugëtimin e jetës.

#zbatorregullatudhëtoiisigurtë
Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...