17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Policia thirrje shoferëve në Gjirokastër: “Ka prezencë të ujit në disa segmete, tregoni kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit”

Policia e Gjirokastrës njofton se në disa segmente të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit, ndaj dhe ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmete të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit.

Me qëllim parandalinin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka fluks të shtuar të automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...