5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Porti i Durrësit – Kapet në flagrancë me verë dhe shampanjë të padeklaruar, arrestohet 42-vjeçari

Një tjetër rast kontrabande është goditur nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Qelqi”. Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të fuste në Shqipëri një sasi vere dhe shampanje të padeklaruar, përmes një kamioni që ai vetë drejtonte.

Shtetasi Shpëtim Gubere, banues në Durrës, u ndalua në hyrje të portit pas një kontrolli të detajuar të ushtruar mbi bazën e analizës së riskut dhe dyshimeve për kontrabandë. Gjatë kontrollit, shërbimet kufitare konstatuan në mjetin e tij arka me verë dhe shampanjë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje apo dokumentacionin përkatës doganor.

Sipas policisë, mallrat dyshohet se ishin të destinuara për treg në Shqipëri dhe do të futeshin në vend në mënyrë të paligjshme, pa u deklaruar në Pikën e Kalimit Kufitar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Përveç mallrave, u sekuestruan edhe kamioni, pasaporta dhe telefoni celular i të arrestuarit, me qëllim thellimin e hetimeve.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore në lidhje me këtë rast. Policia kufitare njofton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të territorit, në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe informalitetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...