15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Posedonte droga të forta, armë zjarri dhe armë të ftohta në automjet arrestohet 40-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili posedonte droga të forta, armë zjarri dhe armë të ftohta në automjet dhe në banesë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brryli”, u bë arrestimi i shtetasit G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin G. H., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT