28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Humbi jetën tragjikisht në “Orange Club” , përlotin miqtë e familjarët Antonios

Miq dhe të afërm të Anonio Delilajt, 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në “Orange Club” në Sarandë kanë prekur me postimet e tyre në rrjetet sociale.

Ata i dedikojnë fjalë zemre Antonios, ëndrrat e të cilit u prenë në mes në lule të rinisë.

Për ta, Antonio ishte një djalosh i dashur i cili e donte punën.

“Djalosh i dashur, e donte punën, i palodhur në çdo kohë për një të ardhme më të mirë. Do shkonte në Tiranë për studime, nxënës i mirë në mësime, i dashur dhe plot humor.”

Shkolla e Antonios në një postim në Facebook i shpreh ngushëllimet familjes.

“Mengjesi me i trishte qe kemi perjetuar ka qene ky i sotmi. Vdekja ne menyre tragjike e nxenesit tone Antonio Delilaj na ka tronditur te gjitheve , nuk gjejme fjale per ta pershkruar dhimbjen qe na ka kapluar shpirtin . 9 vite ne shkollen tone , ti u rrite mes nesh dhe ishe ai djali ku me qetesine , buzeqeshjen kishe fituar respektin e shokeve te tu dhe mesuesve , ishe femija qe dinte te falte vetem dashuri e mirekuptim.

Nise heret te punoje dhe me krenari e tregoje qe tashme ti ishe nje i rritur i pergjegjshem ku mund te ndihmoje me ne fund sado pak familjen tende . Por fati ishte percaktuar per ty dhe fatkeqesisht endrrat e tua do te priteshin ne mes . Do na mungosh te gjitheve , familjes , te afermve ,shokeve . Qofsh i parajses i miri Antonio ! Ngushellime familjes nga stafi pedagogjik i shkolles “Shefqet Sulejmani “Gjashte.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit.

Kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj humbi jetën në “Orange Club” pasi e zuri poshtë ashensori, kavoja e të cilit u këput.

Lidhur me ngjarjen u arrestua Lulëzim Allkushi, 43 vjeç. Ky i fundit kishte montuar ashensorin që përdorej kryesisht për transport të mallrave.

Në kërkim policia shpalli pronarin e lokalit, Spiro Iliadhin. 37 vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia deklaroi të shtunën se shkak u bë këputja e kavos së ashensorit që shërbente kryesisht për transport materialesh për furnizimin e lokalit.

Ndërsa në reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbykjqyrjes së Tregut thuhej se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, ndaj edhe më herët nuk ka patur inspektime nga ky institucion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...