9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Prangoset 67-vjeçari në Fier , pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë

Një 67-vjeçar, pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë. Në Fier gjatë fazës së dytë të operacionit “Member” u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Gjolekë Pazaj.

67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Njoftimi i policise:

Fier/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Member”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë, kapet nga Policia e Fierit, me qëllim ekstradimin, 67-vjeçari.

10 ditë më parë, Policia vuri në pranga një 22-vjeçar, pjesëtar i po këtij grupi kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Member”.

Në kuadër të kësaj faze, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

-Gj. P., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njejtin grup kriminal.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...