6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Presidenti Biden: Tërheqja nga gara për rizgjedhje ishte “Gjëja e duhur për t’u bërë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se vendimi i tij për të mos kandiduar për rizgjedhje ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”. Në një bisedë telefonike me ndihmësit e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, Biden bëri komentet e tij të para që prej tërheqjes nga gara më 21 korrik. Ai shprehu mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris, e cila tani duhet të sigurojë nominimin e partisë si kandidate për presidente.

“E di që lajmi për tërheqjen time ishte befasues dhe i vështirë për t’u dëgjuar, por ishte gjëja e duhur për t’u bërë“, u tha Biden përfaqësuesve të fushatës. Ai vlerësoi punën e ekipit të tij që ka punuar “me shpirt” për ta ndihmuar atë të qëndronte në detyrë për një mandat të dytë, por shtoi se “nuk do të shkojë askund” dhe se do të mbetet “plotësisht i angazhuar” në fushatë.

Shpresoj që ju t’i jepni Kamalës një pjesë të zemrës dhe shpirtit tuaj, që ma keni dhënë mua“, u tha Biden përfaqësuesve të fushatës. “Ne ende duhet ta shpëtojmë këtë demokraci. Trump paraqet ende rrezik për këtë komb”, tha Biden duke iu referuar kandidatit republikan për president, Donald Trump. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Biden, 81 vjeç, u tërhoq pas shqetësimeve në rritje për moshën dhe shëndetin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...