7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Presidenti i Malit të Zi vizitë zyrtare në Serbi, mbështeti dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç mbështeti gjatë një vizite zyrtare në Serbi të hënën, dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri në dukje dallimet e qëndrimeve mes dy vendeve për çështjen e Kosovës.

Mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe duam që ky dialog të përfundojë në dobi të dyja palëve. Nuk jam i lumtur për shkak të tensioneve të krijuara në veri dhe bëj sërish apel për zbutjen e tensioneve dhe mbështes përpjekjet në këtë drejtim”, tha presidenti Milatoviç në një konferencë shtypi me homologun serb Aleksandar Vuçiç.

Ka tema ku nuk kemi të njëjtat pikëpamje, sigurisht që këtu është edhe çështja e Kosovës, mendoj se në periudhën e ardhshme Mali i Zi dhe Serbia duhet t’i qasen me një qëndrim më kuptimplotë temave që na ndajnë, duke vënë veten në pozitën e njëri-tjetrit dhe duke folur hapur. Ju e dini se Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, tha ai.

Në fokus të takimeve dyditore me zyrtarët serbë ishin edhe çështjet e tjera të hapura midis dy vendeve si emërimi i ambasadorëve në Podgoricë dhe Beograd.

Presidenti Milatoviç theksoi se është “paradoksale” që Serbia dhe Mali i Zi, si partnerë të rëndësishëm ekonomikë, të lidhur me “historinë dhe afërsinë tradicionale”, nuk kanë përfaqësuesit e tyre diplomatikë në Beograd dhe Podgoricë.

Beogradi është ndalesa e parë e zotit Milatoviç në rajon, tre muaj pasi ai fitoi në zgjedhjet presidenciale të 19 majit ndaj ish-presidentit, Milo Gjukanoviç.

Podgorica zyrtare i atribuoi Moskës dhe Beogradit përgjegjësinë për grusht shteti, të paraparë të ndodhte ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit 2016 dhe ishte shkaku kryesor i ftohjeve të marrëdhënieve diplomatike mes Beogradit dhe Podgoricës.

Ndërkaq trajtimi i disa deputetëve malazezë në pikat kufitare në Serbi rëndoi edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Policia kufitare e Serbisë i ndaloi gjashtë deputetë malazezë në një kontroll për disa orë, pavarësisht pasaportave të tyre diplomatike, pasi ata votuan në vitin 2021 për miratimin e Rezolutës në parlament për gjenocidit në Srebrenicë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...