17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Range Rover përfshihet nga flakët, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur makina Range Rover brenda së cilës ndodheshin 4 të rinj, shpërthen në flakë pas aksidentit tragjik.

Pamjet i përkasin ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të natës të së shtunës në Limbiate, të Monza të Italisë. Ato janë publikuar në TikTok nga një person që duket se ndodhej në vendin ku ndodhi ngjarja, pak çaste pasi makina ishte përfshirë nga flakët.

Nga ngjarja humbi tragjikisht jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Selishta . Ndërsa të plagosur mbetën 2 pasagjerët e tjerë në mjet, të moshës 18 dhe 23 vjeç. Autoritetet italiane kanë ndaluar shoferin e Range-it, i cili u largua nga vendi i ngjarjes për t’u identifikuar disa orë më pas. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte kushëri me viktimën Selishta.

Teksa hetimet për aksidentin e rëndë vijojnë, ajo që dihet deri më tani është se pas një mbrëmje në një lokal të zonës, grupi i të rinjve të moshës 18-23 vjeç, hipën në dy makina, një Range Rover dhe një BMW M8. Rrugës dyshohet se nisën të bënin garë me njëri-tjetrin, me shpejtësi të madhe. Në një moment, shoferi i Range-it humbi kontrollin dhe u rrotullua disa herë në rrugë duke shpërthyer më pas në flakë.

22-vjeçari shqiptar mbeti i bllokuar brenda në mjet derisa mbërritën shërbimet e zjarrfikëses. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku dhe ndërroi jetë. Dy të rinjtë e tjerë mbetën të plagosur, por pa rrezik për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...