32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Presidenti Ilir Meta takim me kryetarin e Bashkisë arbëreshe së Casalvecchio di Puglia: “Duhet të përkushtohemi më fort për të ndihmuar komunitetin arbëresh”

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Bashkisë arbëreshe së Casalvecchio di Puglia, Noè Andreano. Ka qenë zoti Meta që ka postuar detaje nga takimi me kryebashkiakun italian.

Postimi i Presidentit Meta

🇦🇱❤️🇮🇹 Prita sot në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor, Kryetarin e Bashkisë arbëreshe së Casalvecchio di Puglia, z.Noè Andreano.

Ishte një takim, që vinte pas 2 vitesh, nga vizita e zhvilluar në këtë komunitet arbëresh në nëntor të vitit 2019.

Ndamë kujtimet e bukura dhe mikpritjen e ngrohtë të asaj vizite dhe vlerësuam lidhjen e fortë dhe të vazhdueshme të arbëreshëve me Shqipërinë.

Duhet të përkushtohemi më fort për të ndihmuar komunitetin arbëresh të vazhdojë të ruajë dhe të mbajë gjallë gjuhën, traditat dhe zakonet.

Një nga projektet, që diskutuam me Kryebashkiakun Andreano, janë vizitat e organizuara të nxënësve të shkollave të fshatrave arbëreshe në Shqipëri me qëllim njohjen e rrënjëve dhe të historisë së të parëve të tyre.

Vetëm duke krijuar lidhje të ngushta dhe të vazhdueshme midis brezave të rinj të arbëreshëve dhe shqiptarëve do të ndihmojmë në ruajtjen e trashëgimisë së mrekullueshme arbëreshe, një pasuri e vyer italiane, shqiptare por edhe europiane dhe botërore, që meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...