31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Presidenti Meta: Të vendoset sa më parë dialogu, qeveria të vlerësojë propozimet e fermerëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas protestave të fermerëve të mbajtur disa ditë më parë dhe sot në lidhje me paketën fiskale të qeverisë. Meta deklaron se duhet të vendoset dialogu sa më parë dhe qeveria të vlerësojë propozimet e tyre. Sipas Kreut të Shtetit mbështetja e sektorit të bujqësisë është jetike për vendin.

“🇦🇱 Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.

I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.

Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm”, deklaron Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...