27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Presidenti Zelensky paralajmëron: Çdo rus që qëllon në centralin bërthamor do të bëhet objektiv i ushtrisë sonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase do të synojnë çdo ushtar rus që qëllon në centralin bërthamor të Zaporizhjas, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për incidentet e fundit të bombardimeve në të.

“Çdo ushtar rus që ose qëllon në uzinë, ose qëllon duke përdorur uzinën si mbulesë, duhet të kuptojë se ai bëhet një objektiv i veçantë për agjentët tanë të inteligjencës, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës më 13 gusht.

Situata në këtë central bërthamor shkaktoi alarm të shtuar këtë javë në Kombet e Bashkuara dhe vëzhguesin e energjisë bërthamore të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për rreziqet e luftimeve pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas, për të cilin Kombet e Bashkuara thanë se duhet të çmilitarizohet zona rreth tij.

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe në të gjenden gjashtë nga 15 reaktorët që gjenden në Ukrainë.

Forcat ruse e kanë nën kontroll këtë central që nga ditët e para të pushtimit në Ukrainë.

Agjencia e inteligjencës mbrojtëse e Ukrainës më 13 gusht paralajmëroi për “provokime” të reja ruse rreth uzinës, ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit ku ndodhet uzina tha se kishte granatime të reja ruse.

Rusia ka kundërshtuar pretendimet, duke thënë se forcat ukrainase qëlluan nëntë predha artilerie në zonën pranë uzinës.

Në fushëbetejë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi më 13 gusht se kishte marrë kontrollin e plotë të Pisky, një fshat në periferi të Donjeckut, ndërsa komanda ushtarake e Ukrainës tha se “luftimet e ashpra” vazhduan në fshat. /REL

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...