12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Primaret” e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi: “Prapë ka kohë që të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për të qenë bashkë”

Kandidati në “Primaret” e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se nuk ka përçarje të madhe në bazë, sa sipas tij mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Këlliçit përçarja më e madhe ndodhet në Grupin Parlamentar të PD-së.

Komentet Këlliçi i bëri teksa ishte i ftuar në News24, ku ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike përpara zgjedhjeve lokale.

“Nuk besoj se PD ka atë valencë përçarjeje, saç është në grup parlamentar, në bazë nuk e ka këtë frakturë kaq të madhe, dhe pse besoj fort që në këtë garë PD i duhet qoftë dhe një votë. Nëse ata janë kundër primareve në parim, cila është mënyra më e mirë që të gjetur një kandidat? Gjykoj se disa parime për të cilat u rithemelua PD, janë parime të panegocieshme dhe nuk mund të shkelen. Gjykoj se prapë ka kohë që të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për të qenë bashkë”, deklaroi Këlliçi.

Më tej Këlliçi shtoi se beteja për Tiranën është një betejë politike që duhet të përfundojë me rrëzimin e Erion Veliajt dhe që në fund do u shërbejë qytetarëve. Ai u shpreh i hapur për bashkimin e demokratëve dhe për këtë sipas tij do të presë deri në minutën e fundit.

“Gjithçka që ndodh me politikat lokale apo të qeverisjes, vijnë për shkak të një vizione, dhe nuk po them se është një përballje politike mes Berishës dhe Ramës, por është përballje për qytetin. Të qenurit Veliaj kandidat i PS është emërues i përbashkët për të gjithë kampet, për të qenë bashkë. Unë do shtyj deri në moment të fundit mundësinë për të qenë bashkë. Gjykoj se është momenti që të ketë një koalicion shumë të madh, kjo është formula fituese. Çdo demokrat gjykoj se këtë ka interes të përbashkët. Do të bëj gjithçka për të dalë të unifikuar në këtë përballje elektorale”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...